Të shpallet simboli i shqiponjës dykrenare, trashëgimi botërore kulturore.

Shqipëtar, mos rri po duku!

cropped-finix-xpen.jpg

shkruar nga: Shqipol 25.06.2018

Kur shkruan për rendin tonë shoqëror, pasi shkruan fjalën rend, të jesh shqiptar nënkuptoka të mbijetosh në anarki të thellë mos-arsimimi, rrjedhimisht i pavetëdijshëm për identitetin tënd. Thjesht një oportunist që jeton ashtu rastësisht, nga fryn era.

Të urosh fitoren e Zvicrës, që me paratë e saj yshtishqiptaro-zviceranët të luftonin dhunshëm për të nënshtruar futbollistët tanë që guxuan të ngrinin lart shqiponjën, dëshmon pavetëdije kombëtare. Të bësh heronj po ata lojtarë që për inat të serbit formojnë simbolin të cilin ata vetë bënë çmos që të mos duket në kampionatin e Moskës . . . katrahurë!

Nuk ka dëshpërim më të madh për një popull sesa të gëzohet me dështimin e popujve të tjerë (Serbë, etj) në pamundësi që të lumturohet nga triumfet e vet. Pasi triumfe nuk mundet të arrish kur potencialin tënd energjik nuk e përdor për të udhëhequr por për hyzmeqarllëk në dyer të huaja, i shtyrë dhe i pështyrë. A keni dëgjuar për shërbëtore që dashurohet me shërbëtor? Ata gjithmonë dashurohen me padronët! Për aq kohë qëne qëndrojmë në rangun e shërbëtorëve nuk duam as veten. Ndaj dita ditës po majmunëzohemi duke imituar sunduesët tanë, në gjuhë, në sjellje, në pamje. Sepse nuk jemi krenarë për veten. Një nga planet e Gestapos ishte të asgjësonte inteligjencën polake. Pa inteligjencë udhëheqëse, njeriu bie në rangun e kafshës dhe pastaj ashtu të pambrojtur e bën ç‘të duash! Shërbëtori nuk është krenar por është i inatosur. Nga inati, vepron me ligësi dhe nga padituria, dëmin më të rëndë i’a bën vetes! Një nga këta dëme sot po i’a bëjmë flamurit tonë, i cili tashmë nuk prodhohet as nga ne por nga të huajt që kokat i’a bëjnë shqipes si koka gjarpri. A ka degjenerim më të mjerueshëm për një komb? T’ia dorëzosh të huajit flamurin më të bukur në botë, të t’a shndërrojë, të t’a shëmtojë, e ti t’i’a blesh me paratë me të cilat ai të pagoi për shërbëtorllëkun?

Sot n’a kërkohet të shfajësohemi për shenjën e shqiponjës, formuar nga duart tona. Në të kundërt, dënohemi. Shqiponja nuk është vetëm e shqiptarëve. Së pari është e perëndive dhe e natyrës, pra simbol mbarë botëror dhe për kodet që mbart, është i lirë t’a formojë cilido ka dy fije mënd. Disa shqiptarë kanë pasur dhe kanë shumë fije mënd, ndaj besën e tyre e lidhën me këtë përfaqësues dhe e ngritën në flamur.

Se si sot, po akuzohemi për këtë flamur, të mos n’a duket çudi. Pas ngritjes së kësaj shqipeje në Vlorë, qeveritë e ashtuquajtura shqiptare, shërbëtore patjetër, u ngjitën dhe qëndruan në kolltuk me vetëm një aftësi! – t’u dhurojnë padronëve copa të trojeve e deteve të Shqipërisë! Ç‘do copë e dhuruar, është një copë flamur! E padronët nuk mjaftohen dhe për të na mbyllur sy e gojë, dashkan të n’a bindin se flamuri ynë, qënka nxitës armiqësie, e agresioni si p.sh kryqi i thyer! Ndaj duhet të ndjehemi fajtorë për këtë flamur. Dhe që të jemi skllevër të devotshëm, të mos e mbajmë më, por t’a zhdukim, t’a zëvendësojmë me diçka që nuk do u kujtojë as atyre as neve se dikur paskemi qenë zotër të qiejve e të tokës dhe se quheshim shqiptarë. Se nuk i dihet . . . edhe Spartaku nuk e harroi që ishte i Lir!

Ne ç‘bëjmë? Rrimë squk si breshka që ka frikë se po doli nga zhgualli, do e rrahin. Gjithë bota po tallet me ne që s’jemi të zotët të mbrojmë as atë copë flamuri qën’a ka mbetur. Ndërkohë që në vende fqinjë ka rrugë me emërtimet e krahinave e qyteteve shqiptarë që ata planifikojnë t’i marrin, ne akuzohemi për tendenca agresioni vetëm duke formuar shqiponjën që u kujton atyre se ne ende nuk kemi harruar të vërtetën. Atë të vërtetë që atyre u jep gëzim, ndërsa neve dhimbje! –  për triumfet e tyre që arritën dhe po arrijnë me ndihmën tonë.

Heshtja jonë është ndihma më e mirë për të n’a rrëmbyer flamurin! Andaj që t’iu priten orekset të uriturve, të bëjmë zhurmë por jo të hallakatur e jo me llomotitje se i merr era. Të gjithë bashkë jo me inat, por me urti, të mbledhim dokumente e fakte që egzistojnë që nga Hititët e gjer tek shqiptarët dhe të ngrejmë zërin në ç‘do institucion brenda dhe jashtë republikës, si njerëz me dinjitet që duhet të jemi,me një kërkesë të madhe dhe të drejtë.

Të shpallet simboli i shqiponjës dykrenare, trashëgimi botërore kulturore.




 

Muaji Qershor – Etimologji

qershor etimologji

Shkruan: Mili BUTKA

Flitet dhe shkruhet se Muaji Qershor, quhet kështu për shkak të qershive që piqen po në këtë muaj.

Kjo, jo fort e besueshme, gjithësesi si fillim po shkruaj disa rreshta mbi numrin “katër” (4) të gjuhës shqipe një numur ky “magjik” ku fsheh brenda vetes shumë kuptime, fjalë dhe emërtime nga më të hershmet, krejt të veçanta e të pastërta shqip.

Numri “katër” (4) në gjuhën shqipe që në momentin e parë kur e ndajmë atë në rrokje jep kuptim të qartë; ka/tër = e gjitha “e tëra” e plotë, ashtu si edhe në “greqisht” “tetar-to” = e tëra, (¼), edhe në rast se e shkruajme jo me ‘ë’ por me ‘e’ pra; “ka/ter” baraz kjo, ka -“terr”, të errët, pjesë, apo një “zonë” e “zanë”- e zënë, e mbyllyr nga të “kater/anët” (◼) ku nuk hyn dritë.
 
Toka herët në lashtësi gjendet e skicuar në formë katrore apo drejtëkëndëshe, shpesh herë e ndarë me një vijë në mes, e ngjashme kjo me numrin ⊟ [8], (Θ) pra “ana” e poshtme e saj nënkupton tokën e “thatë” e errët, terr -“terra” dhe sipër saj e njëjta gjë por qiell, pra ky symbol përfaqëson të tërën të gjithën, ndarë kjo në dy “sy/te”-site, sete, “tet”- apo në dy “anë”, pra “dy në një” = “dynjanë” (tet a tet, apo kokë më kokë, ashtu si tek letrat e bixhoxit egjiptiane)
 
Nga fjalori i gjuhës shqipe shkëpusim një fjalë e cila na ndihmon më tepër për të kuptuar vlerën dhe kuptimin e numrit “katër”:
KATËRÇIPËRISHT ndajf.
1. Nga të gjitha anët, nga të gjitha drejtimet; në mënyrë të gjithanshme. Studioj (analizoj) katërçipërisht.
2. Në mënyrë shumë të qartë e të plotë; në mënyrë përfundimtare; krejt, plotësisht. Vërteton (tregon, provohet) katërçipërisht.
– Pra numri katër tregon një njësi të plotë, ashtu fiks si një katror i vizuar i cili kur mbyllet edhe nga ana e katërt bëhet i plotë, i tërë dhe i terrët, ◼ nuk hyn dritë, ashtu siç themi; moti u “zu” u bë i errët, u “vrenjt”.
“Zifti” ky emër i cili buron po nga fjala shqipe “i Zi” në këtë rast mbiemër, ndryshe quhet edhe “katran”, e pra quhet kështu sepse është i zi, i erët ashtu si katrori i zënë nga të katra anët -“katran” ()
Njohur ndër shekuj muaji qershor një muaj “i zënë” me mot të vranët dhe reshje shiu të shpeshta –  krejt i *Tari i zan’= terasun = Qershor
E ashtu si shumë fjalë dhe emertime që në gjuhën shqipe, lexohen edhe në kah të kundërt pra në anagramë, pa e humbur kuptimin e saj më të parë edhe fjala zift, tregon të njëjtën gjë, duke patur parasysh se, “p = f”, kemi; zift = zip/t dhe; zip<>piz, pis, pra e zezë pis, ashtu si nata “pus” e erët, apo siç themi; e koriti në Bes, i zuri “pusi”.
Kështu gjithë sinonimnet, e fjalës “katran” kanë kuptimin i erët ose i zënë nga të katër anët, “katran”, “zift”, “pisë”, por edhe “serë” që do të thotë e “zënë” ashtu si numri
katër (4) në gjuhën greke, “tesera”- të zèna, tè zèra, e zënë e mbyllur, e njëjtë kjo dhe në gjuhët sllave “çetir” = çe tër, “qe tër” është e tëra, është e terrët.
Ashtuquajtur fjala turke “qeder” s’është gjë tjetër por një fjalë e pastër shqipe, që do të thotë; “iu mbyll dera” është në të “Zi” ka “qe-ter” e ska si të ndodhë ndryshe e gjithë gjuha turke, rrjedh dhe buron prej shqipes, ashtu si gjuha kleriko-greke, dhe mbarë gjithë gjuhet europiane.
Emërtimi fillestar i muajit Qershor-“Terasun” do të thotë, i katërti, dhe jo muaji Qershive, pasi vet emri “Qershi” ka për rrënjë fjalën shqipe e “kuqe – Cër
Cëramidhe = Qeramidhe do të thotë: Dhe-baltë e pjekur; Cera midhe, ose ndryshe  Qyramidhe, pra baltë e pjekur; e’xyrë, (mënxyrë; e nxirë) e ngjyrosur; e pjekur e skyqur- skuqur. [e kyçur e tëra/zën – terasun]
Akoma edhe më të qartë, krejt bindse, madje e pabesueshme, na vjen në ndihmë, emërtimi apo fjala shqipe: “Kadron” emër ky i gjendur dhe i shkruar në gjithë gjuhët e botës, i pa tjetërsuar fiks ashtu si në shqip; “kadron = katër onë”, lëndë druri i faqosur në katër anët, katror, (n = r).
Fjala “Anë” në gjuhën shqipe, ka kuptim shumë të gjerë, ajo sjell qindra sinonime si në asnjë gjuhë tjetër, kemi;anë e mb/anë,kalo në “anë” të rrugës, në “anën” tjetër, “anon” nga njëra “anë” apo në “anë” të anijes” sepse në gjuhën shqipe fjala “anë” ka kuptimin edhe e harkuar, “bark”- varka, por edhe bark = barku: AN I m. anat. Organ i “gruas” dhe i femrës së gjitarëve, ku zihet e zhvillohet pjella, shtrati, këmisha që mbështjell pjellën. Ani i fëmijës. I bie (i shket) ani. Ngre anin.
Në tabelën më poshtë shikoni fjalën shqipe “katër” dhe kadron në disa gjuhë e shoqëruar ajo me fjalët “anë” dhe “anije”
shqip: ………. Katër, kadron , anëve të anies,
greek: ………. kadron τέσσερις, τις πλευρές του πλοίου,
latin: ………… kadron quattuor partes navis,
engl: ………….kadron four, sides of the ship
island: ……….kadron fjórir, hliðar skipsins,
hebre: ………..kadron ארבע, צדדים של הספינה,
… provojeni në të gjitha gjuhët e botës emrin; kadron = katër/onë (me 4 anë)
e do shkoni se ajo gjendet shkruar e lexuar, ashtu si në gjuhën mëmë Shqipe birit të vetëm: Besnik- Shqipes-Zeus!

Mili Butka @ Gjuha shqipe
*Aleksander Hasanas*

 




 

“Mulli” fjalë e pastër shqipe.

mulli.PNG

Mulli fjalë e pastër shqipe.

ul foto shkrim

Eshtë pikërisht kjo fjalë e shqipes *UL duke i shtuar asaj parafjalën ‘më’ përftojmë prej tyre fjalët, më ul, më-ulët, në-ulje në minimum, e duke patur parasysh fjalën ulluk, udhën e ulët për të ulur nga një lartësi ujin në këtë rast, drejt minimumit të mundshëm pikës zero kjo quhet *Nul, por fiks këtu kemi uljen e detyruar të ujit nëpërmjet ullukut drejt rrotës së mullirit dhe kjo ulje e menjëherëshme quhet, me ulje, më ul-je, m’ulije, në ulje, në MULLI, aty ku uji ulet me shpejtësi dhe drithi bluhet sa më ulët dy rrotat prej guri aq më i imët dhe më i butë (but, bute) del mielli.

Në trojet shqiptare ka shumë vende të pjerta shumë të thepisra, me një ulje të theksuar, të cilat quhen: *Uli-je, një vend i tillë ndodhet midis dy fshatrave Butkë dhe Bezhan, në rrethin e Kolonjës Ersekë.

Pra fjala Mulli buron prej fjalëve shqipe “më + ulje” ku parafjala ‘më’ ka rolin krahasues në këtë rast, ashtu siç themi; më lart, më anash më djathtas, njëjtë themi edhe, më ulët; më ultas, më ulje, më ulis = Mulli-s; Mulli, gjithashtu aty kemi edhe fjalën miell, drithëra të shtypura, blojtur sa më imët.

Ja edhe etimologjia (lexojmë tabelën) për fjalën shqipe mulli nga studimet e albanologëve si Vladimir Orel, Gusatv Mayer, etj.

mulli etimologji

Qartë studiuesit, hedhin mendimin se fjala shqipe Mulli vjen e huazuar prej Latinishtes “molinum” (MEYER), e siç ka ndodhur vazhdimisht pa asnjë të vetëm shpjegim, e pa motivuar, pranohet si e tillë, duke injoruar fjalën shqipe *Ul të pranuar unanimisht prej vet këtyre studiueseve të përmendur më sipër.

Eshtë pikërisht fjala shqipe Mulli ku ende sot në gjuhën grekë kjo fjalë shqiptohet: Mýlos; Milos = Mulli dhe ndërsa miellit i thonë Alevri (?)

Çfarë vihet re; vetëm tek gjuha shqipe gjejmë fjalët: Ul; më ul, ulët ultas, uli, ulije, ulje, ul, ulluk, më uli (poshtë) por edhe Mulli, miell, millona-s, gjitha këto lidhur ngushtë me proçesin e uljes së ujit nëpërmjët udhës – ulluk prej druri etj materiale, nga lart në ulje drejt mullirit ku prodhohet miell i imët, i *hollë dhe i butë.

Madje në gjuhën shqipe kemi një fjalë e cila tregon katërcipërisht vlerën e fjalës ‘ul’ të gjuhës shqipe, si një fjalë burim shtrati nga ku lindin mijra fjalë të tjera IE dhe aziatiko-mesdhetare, gjuhë këto tashmë të humbura si ajo e popujve: Cariane, Hitite, Lydiane, Cappadokiane, etj. – pra kemi:

SHULLATË f. krahin. Vrima nga del uji i mbledhur në një gropë; fundi i lugut; (ullukut) të mullirit nga del uji me forcë e u bie fletëve të rrotës. Shullata e mullirit. I është zënë shullata. I hap shullatën.

Kjo fjalë flet aq qartë shqip ajo tregon uljen e ujit me forcë; suljen mbi të, mbi rrotën e mullirit dhe u quajt edhe: Sulatë; shullatë.

Bëjmë  ende një krahasim midis gjuhë së lashtë Shqipe dhe asaj latine

  • Shqip                      Latin
  • Ul                           minuere –    {këtu kemi të bejme me fjalën min-us]
  • Ulët                       humilis –      {këtu kemi fjalën i imët, h-um, kum, humus]
  • Më ul                    sedit super = u ul në {krejt larg fjalës ul, ulë, më ul]
  • Mulli                     molendini – {këtu kemi fjalën shqipe, m’ol = më hollë]
  • Miell                     conspersa   -{përzjerje e hollë (grëk: s’kon= pluhur)]

Duhet të kemi parasysh se fjala latine molendini, ka kuptimin e saj *molere holloj, *bluaj dhe jo mulli ashtu si *mulla tek gjallesat (bulla) rrumullake e fryrë aty ku bluhet ushqimi, ashtu fiks si bulla, mulla e mullirit ajo pjesë e rrethuar aty ku montohen gurët poshtë konit grumbullues të drithit.

Mulliri funksioni i tij ishte dhe është pikërisht shtypja, bluarja e drithrave deri në *hollim të plotë, kjo realizohet nëpërmjët uljes me shpejtësi së ujit nga lart nëpërmjet udhës-ulluk, duke rrotulluar kështu rrotën dhe më pas gurin e tij sa më ulët mbi gurin tjetër aq më i hollë del mielli, ky është mulliri.

Duket qartë se kyçi i fjalës mulli është fjala *ul, ulës, më ul, më/uli-s, mulli por aty gjejmë edhe fjalët, i imët, i hollë = i ulët, i t’ulët; i tultë = i butë, i ’ollët; i hollë = miell.

Në gjuhën e vjetër irish fjala *mulli gjendet indetike si në gjuhën shqipe, Muileann = Mulli, gati më të njëjtën kuptim vjen edhe fjala Miell po në këtë gjuhë pra aty kemi: Plúr = Miell, – ku duket qartë se kemi të bëjmë respektivisht me fjalët shqipe per Mulli; Muile-ann dhe për fjalën Miell = Plúr, i hollë, i imët, miell; pluhur.

Gjuha e lashtë shqipe ofron edhe shumë shembuj të tjerë, të cilat tregojnë se fjala miell ka kuptimin indetik dhe që buron nga fjalët, më i ulët më i *hollë; pluhur blues, bluaj, bluajtës; mulli (pl = fl, fletë e hollë, flatra, flutur).

 Një fjalë të tillë në gjuhën shqipe kemi, *Mjegull. E lexojmë, me vëmendje:

MJEGULL f.

  1. Grumbull avujsh të dendur e të ftohtë, që formohen zakonisht në vise të ulëta, në gryka malesh etj. nga pika shumë të imëta dhe që qëndrojnë mbi tokë si tym i patejdukshëm. Mjegull e dendur (e trashë, e hollë). Mjegull e bardhë. Mjegull deti. Mjegulla e mëngjesit. Shtresa mjegulle. Ra mjegulla. Nuk shihet nga mjegulla. Etj.

Kjo është mjegulla, një masë avujsh të *imta (të ftohta) të cilat udhëtojnë drejt lartësive nëpërmjet luginave vendeve të ULTA, në udhë; ullë e sipër lart mbi sipërfaqen e tokës, një emërtim ky i ngjashëm me fjalën tjetër shqipe *pjergull.

Në fjalorin universal etimologjik tek studimet e Oxfordit mbi fjalët e lashta “palaeolexicon” e pikërisht tek rrënjët PIE për fjalën mjegull gjejmë: *sneudh– = mjegull e ftohtë (cloud, mist) dhe *h₃meigh- = mjegull *rëshqitëse, (drizzle, mist)

Pra fjala Udhë nuk na ndahet, sepse fjala udhë dhe ullë dihet se është e njëjta, ashtu si tek emërtimi; Udhise = Ulikse, por jo vetëm, kjo fjalë e lashtë: Ull e cila buron nga shqipja prej fjalës: Ul = i/e ulët, por edhe ul = udhë; quhet pjesa rruga,vendi më i rrahur, më i shtruar; më i ulët (luginave) ulicave më të mundëshme të sheshta përzgjedhur e që ka shfrytëzuar njeriu nder shkekuj për të qarkulluar  në mënyrën sa më pak të lodhëshme, kjo fjalë e shqipes sot gjendet  edhe tek gjuha sllave, ulicë = rrugë, fiks ashtu si rr-udhat në fytyrën e njeriut, udhë të holla, të thelluara, të ulura, ulica, të krijuara natyralisht.

Ja çfarë na ofron gjuha shqipe në këtë rast:

HULLI f.

  1. Vija që bëhet në arë nga plori, vija që hap plori në tokë, brazdë; pjesë are që punohet njëherësh nga një pendë qe e që kufizohet në fillim me dy vija plori, lehë. Hulli e thellë (e vogël). Hullitë e parmendës. Kau i hullisë kau që shkon nëpër vijën e çarë në tokë. Hap (çel) hullinë. Hedh farën në hulli. E ndau arën në tri hulli. Kau i mirë njihet në hulli. fj. u.
    edhe fig. Vijë e thelluar, që bëhet në një pjesë të trupit a të fytyrës, rrudhë e thellë. Hullitë e ballit rrudhat e ballit. E kishte fytyrën gjithë hulli.

(Kuptohet tek fjala shqipe *hulli, kemi një shkronjë (h) të shtuar, për shkak të rregullave drejtshkrimore pas vitit 1908, kjo në këtë rast për ta bërë të dallueshme fjalën: Hulli nga Ulli, ulliri, pemë frutore).

Në gjuhën shqipe fjala: Hulli dhe Udhë kanë të njëjtën vlerë të njëjtin kuptim gjuhësor: E sjell (e vë) në hulli dikë e bëj të veprojë e të sillet mirë, ashtu siç duhet. Ka dalë nga hullia vepron keq e nuk sillet mirë, ka dalë nga udha e drejtë. Vjen në hulli vjen në udhë të mbarë. I shkon për hullie dikujt shkon a vepron sipas kërkesave e dëshirave të dikujt. 

Etymology: Mjegull

Apocope of dialectal mjegullë, from Proto-Albanian *meg(u)lā, from Proto-Indo – European  *sneudh– ;  *hmigʰ-leh (mist); (compare Lithuanian miglà, Polish  mgła,  Grëk ομίχλη (omíchli)).

Vihet re se tek gjuha shqipe në të dy rastet fjala: Mjegull në të lashtën shqipe *meg(u)lā, është indetike me rrënjët PIE *sneudh– dhe *hmigʰ-leh, respektivisht ato tregojnë një masë të lagësht grimzash, avuj të ftohtë,  të q’ullë-t, rrëshqitëse; të imët, mbi të në udhë – ullë = Mi e g’ull; Mjergull= mbi erë në ullë; udhëton ultas.

Lexuam se në Proto-Indo – European *sneudh– = mjegull, pra edhe në këtë rast aty duket qartë fjala e shqipes *udhë, kemi të bëjmë me lagështirën që ikën, udhëton ulët.

Vlen të kujtojmë këtu se shkronja d = g, si në rastin e fjalës së lashtë dorike e cila i përket ende sot gjuhës shqipe: Δᾶ = Dhe (earth) – fjalë kjo që në gjuhën greke kalon nga: Dhe = Gi (Γῆ = tokë).

Pas kësaj del më se e qartë se fjala shqipe; mjegullëmjergull(ë) = mjerdull, ka kuptimin: Mi/er/dë -ullë = mi/erë në udhë, i himtë; i hollë në ullë, hulli; mjegull.

Në fjalorin e gjuhës shqipe shohim dhe fjalën: Pjergull.

PJERGULL f.

  1. Hardhi me kërcell të gjatë, të trashë e me shumë degë, që ngrihet mbi furka ose mbështetet mbi një shtrat drunjsh etj.; tendë rrushi; hardhi që ngjitet nëpër drurë. Pjergull e moçme. Nën hijen e pjergullës. Rrush pjergulle. Etj.

Njëjtë si tek fjala mjegull, mjergull edhe fjala: Pjergull ka të njëjtin kuptim në këtë rast kemi një bimë frutore e cila ritet zhvillohet mbi drurë në ajër në erë mbi dhe (dheun) mbi udhë, mbi ullë, pi-er-g’ull, bimë kjo e cila ka një veti përkulshmërie rezistente epet, për-ulet; përkulet me lehtësi pergola; pjergulla.

Emërtim ky të cilin sërish studies të ndryshem e nxjerin si fjalë latine.

Ajo që duam të saktësojmë është pikërisht fjala *ullë, ndaj sollëm shembujt e mësipërm, si mjegull, mjergull, pjergull, hulli, mulli uli, ulje, ulije, etj. Fjalë kjo e cila ka vleren dhe madje është e njejta fjalë: Udhë = Ullë (dh = ll) si tek fjala shqipe: Kërpudhë = Kërpullë,

Fjala *udhë e gjuhës shqipe qëndron e pastër kjo edhe sipas studimeve te albanolgëve, gjuhëtarit Eqerm Çabej, Gustav Majer, të cilët e nxjerin këtë fjalë nga  PAlb *wada, një o-grade *uodhâ bazuar në *uedh- ‘për të rrahur, për të shtypur’. Për zhvillimin e tillë semantic (jo të rregullt; cf. sllav).

Pra, vihet re sërish se fjala udhë ka kuptimin e saj parësor pjesë e rrahur e ngjeshur, e shtypur, e ulët, e thelluar, madje aty do gjejmë edhe fjalën shqipe *rrugë, pjesë e rrahur, e fortë rrugë, rrogoz, njëjtë id. (fjala rragam = shkëmb) si edhe fjala shqipe *udhos m) një ‘lloj djathi’ quajtur udh-ues,-os e Gegënishtes me kuptimin hudh ‘për të hedhur, për të derdhur –kulluar’ ‘për të shtypur, për të shtrydhur’ (KLEPIKOVA SFT 142-143). 0 MEYER Wb. 455

(Kjo është një pjesë e shkurtër shkeputur nga libri që jemi duke shkruar: “Pellazgët e fundit Gjuha e tyre”

 

Mili Butka  (#Aleksander Hasanas)

Hatianët dhe gjuha e tyre Hitite 

hitit

Hatianët dhe gjuha e tyre Hitite

Hatians dhe gjuha Hattic

Katër mijë e treqind (4300) vjet më parë, ushtria akadiane e mbretit Naram-Sin marshon drejt pllajës anatoliane. Pamba, mbreti i *Hatit, Zipani, mbreti i Kaneshit, Tisbinki mbreti i Kussara, Nur-Dagan mbreti i Purushandës dhe trembëdhjetë mbretër të tjerë nga tokat *Hatti bashkohen kundër sundimit akadian.

Hattianët janë një populli indigjen i Azisë së Vogël, Historia e tyre, përveç perandorisë së Hittitit, është jetëshkurtër dhe jo e dokumentuar mirë. Rreth 2700 B.C. u vendosën rrugët tregtare midis tokave të Hatit dhe Mesopotamisë. Nga 2500 B.C, Hattuš ishte një qytet i fortifikuar mirë dhe qendra e pushtetit të civilizimit Hattian. Rreth vitit 2330 B.C, Sargoni i Akadit, gjyshi i Naram-Sinit, pushtoi tokat Hattit, por Hattuš ishte shumë i fortë për të rënë.

Banorët më të hershëm të identifikueshëm të Anadollit veri-qendror janë Hattianët. Ata besohet të kenë banuar pellgun e Kızıl Irmak (Ἅλυς / halys) në Anadollin veri-qendror, duke përfshirë qytete të tilla si Hattus dhe Zalpa, ndërsa Nesitët indo-evropiane ishin përqëndruar në jugun e tyre në Cappadocia afër Kanes dhe Kussara.

Gjuha Hattice

Ka rreth 360 fragmente Hattiane, prej të cilave vetëm 15 janë billinguals (dygjuhesore)Hittite-Hattic  P. Goedegebuure (2010).

Janë përafërsisht 300 fjalë që kuptojmë ose fjalët që besojmë se i kuptojmë. Shih Kashian (2010) por jo të gjitha fjalët prej tyre kanë një kuptim të mirëkuptuar – thuhet tek studimet e Oxfordit, instituti studimeve mbi fjalët e lashta (palaeolexicon). Gjithçka që na është lënë, vjen nëpërmjet teksteve fetare të kultit, këndime cilësuar për “Hattili”, që do të thotë në gjuhën e Hatit.

akropoli hititHattic duhet praktikisht të konsiderohet si një popull i izoluar. Megjithatë, ka shumë përpjekje për ta lidhur atë me gjuhët Kaukaziane të Veriut (Abkhaz, Adyghe, Kabardian, Ubykh) Forrer (1919), Dunaevskaja (1960), Diakonoff (1990), Braun (1994), Chirikba (1996) dhe disa tek Kartvelian Shih Girbal (1986) dhe Gabeskiria (1998). Në përgjithësi nuk është një pikëpamje e pranuar gjerësisht.

Struktura e gjuhës Hattiane u ndikua thellësisht në periudhat para historike nga proto-Luwian Goedegebuure (2008).

Në mijëvjeçarin e dytë, B.C, perandoria Hiteut themeloi gjuhën indo-evropiane Neçili si gjuhë zyrtare të Shtetit (2011).

Populli vendas vazhdoi të fliste gjuhën e tyre, por kjo nuk zgjati shumë në mijëvjeçarin e dytë B.C. Bazuar në dëshmi gjuhësore të kombinuara me disa gjurmë arkeologjike, vlerësohet se folësit proto-anatolian indoevropianë hynë në Anatolia në mijëvjeçarin e pestë ose ndoshta të hershëm të katërt B.CD. Antony (2007).

fjalori hatic hitit -1

Ende sot në fjalorin e gjuhës shipe kemi:

BËZAJ jokal. 1. Nxjerr zë ose një tingull; them diçka (zakonisht me mohim). Rrinte e nuk bëzante.
2. I thërres, i bëj zë dikujt; i flas; tregoj. I bëzajti të zotit të shtëpisë. Nuk i bëzajnë njëri-tjetrit me gojë. E dinte punën, po nuk bëzante.

Fjalë kjo e cila tregon se, xë/zë ka edhe kuptimin; frymë/shpirt, nxjerr zë, jeton, ashtu si  edhe (le xë; lëshon zë; lexon. Ndaj në gjuhën hatice-hitite kemi, p’sun = frymëmarje i gjallë

Ende më e qartë vjen fjala ‘hatike-hitite’ *pinu = pinjoll, i mbir, i m’ biri im pasardhës. 

PINJOLL m.1. Lastar i njomë që del në trung ose në rrëzë të një druri; filiz, njomëz, mitë, pip. Ka lëshuar pinjollë.
2. fig. Pasardhës i drejtpërdrejtë i një familjeje ose i një fisi. Pinjoll i një familjeje të vjetër. Pinjolli i fundit i Kastriotëve. Pinjoj të një fisi.

Dhe ajo që vlen të theksojmë është edhe fjala e fundit e kesaj tabele: Zinar = Instrument muzikor, e cila përshtatet mjaft mirë me gjuhën shqipe, Zèna-r; Zinar, zëra -tinguj të akorduar; Zyrna {zër/na, zërnxjer, zërna-t, (gërhet) gërnet, (klarineta)]. – Gjithashtu edhe tek gjuha e lashtë armeniane kemi *ӡnar = zënar; zëna, zëra; tinguj – mizikor produkt i vrimave të zëna në kallamin e kllarinës -fryrë, gërnetës, *gërnjare.

lyra lirike -ilire

E kundërta e këtyre tingujve të zëna, të mbyllura (zyrna) kemi tingujt e lira, fituar po ashtu nga vegla muzikore ilire; Lyra Lira, dedikuar yllit më të shndritshëm Lyra i cili u përfaqësua shpesh në hartat e yjeve si një grep ose një shqiponjë që mbante një liri, dhe kështu quhet ndonjëherë edhe Vultur Cadens {shkaba Kadiane} ose Aquila Cadens {shqiponja Kadiane} (“Falling Vulture” ose “Falling Eagle”} – Yll i lirë – i rënë 

Ky “yll” këmbën lirisht materiale midis njeri tjetrit me yjet e tjerë përeth tij, e shpesh herë ato lëshohen, bjenë,  shkëputen, në formë të lirë.

Aleksander Hasanas

Posted  by Mili Butka  Gjuha shqipe_Etimologji

Korçë – Albania, më: 20/6/2018




 

Mitrovica dhe emri i saj – Etimologji.

Featured Image -- 1396

Mitrovica dhe emri i saj – Etimologji. 

Mitrovica është një ndër qytetet më të rëndësishme në Kosovë, por edhe në gjithë Gadishullin Ilirik e më gjerë. Ky qytet i lashtë iliro-shqiptar shtrihet në fushën e ulët të lumenjve: Ibër, Sitnicë dhe Lushtë dhe në gjithë shpatet e kodrave që e rrethojnë atë. Trojet e rrethinës së Mitrovicës kanë një pozitë të rëndësishme, për komunukacionin transitor, ajo ndodhet në lartësinë 508–510 m. mbi nivelin e detit.

Qyteti i Mitrovicës  është një nga vendbanimet më të vjetra të njohura në Kosovë, ajo është përmendur për herë të parë në dokumente të shkruara gjatë Mesjetës ku emri “Kosovska Mitrovica” vjen nga shekulli i 14-të, por ka edhe disa legjenda të tjera mbi origjinën e emrit të saj më të lashtë.

Duhet theksuar se para së gjithash, për vet pozicionin e saj gjeokrafik e strategjik vendosur ky qytet në mes dy lumenjve të rëndësishëm, Ibrit e Sitnicës, ka bërë që territori i Mitrovicës të popullohet qysh në parahistori. Albaniku -Mali i bardhë i argjendtë’ (Monte Argentarum), i pasur me argjend e plumb prej kohës antike deri në Mesjetë, pastaj Trepça si vendburim i madh i plumbit, klima e përshtatshme, kushtet e mira për t’u marrë me bujqësi, blegtori, tregti etj., kanë ndikuar në rritjen e popullsisë në këtë mjedis.

Kanë qenë blegtoria, bujqësia, gjuetia e më pas edhe xehetaria në fillim e zhvilluar në masë modeste për t’u bërë më vonë një ndër shkaqet kryesore të depërtimit romak dhe pushtuesve sllavë, osmanë etj, në këto anë. Kjo trevë, sikurse pjesët e tjera të Gadishullit Ilirik, në lashtësi ka qenë e banuar krejtësisht me banorë ilirë, përkatësisht fisin Dardan.

Në territorin e sotëm të trevës së Mitrovicës janë zbuluar disa gjurmë ndërtesash, si ai i nekropolit ilir, statuja të ndryshme prej balte e prej plumbi, një sarkofag, figura e (Muzës së vallëzimit) etj. Në shek. I të e.r. Iliria u gjend nën sundimin romak.

Pra jeta ekonomike në Dardani edhe në trevën e Mitrovicës ka qenë kryesisht e mbështetur në radhë të parë në bujqësi, dhe jo rastësisht ky qytet quhej “Demetrius” menduar kjo për nder të «shën» Demetriut të Selanikut.

Tashme e njohur e konfirmuar edhe nga historianë gjuhëtarë të huaj europiane etj., se “Dhemetra” ishte dhe është perëndesha e “Dheut Amë”[(Δῆ μήτερ = Γῆ μήτηρ), è la Madre terra]  – kjo e gjendur edhe tek shkrimet e lashta kretane të linearit A shkruar qartë pastër ashtu si ende në gjuhën shqipe: Da ma te = Ma-t, Mësa; a mësa – “Ama-ta e Dheut“,  ashtu siç themi numri i “amzës”, apo dhe vendburimi i një rrjedhë lumi, prroi, burimi, etj atje ku lind, burron nga Dheu ky ujë quhet “amë”, por jo vetëm kaq, kemi; gjuha “amtare’, dhe amësia:

AMËSI f. = Të qenët nënë; njohja si nënë e dikujt; e drejta e nënës. Njohja e amësisë. Përcaktimi i amësisë.
2. zyrt. Emri i nënës në dokumentet zyrtare të një njeriu. Shtylla e amësisë.
3. Gjendja e gruas si nënë; ndjenja e nënës. Ndjenja e amësisë. Detyrat e amësisë.

Në fjalorin e gjuhës shqipe ende kemi shembuj të tjerë si:
MATKË f.

  1. Ama e bletës, mbretëresha, parëza. Matkë e re (e vjetër).
    Matka e shtëpisëGratë mblidheshin në matkë.
    5. fig. bised. Grua me përvojë që ka përgjegjësinë kryesore në punët e shtëpisë, amvisë e mirë që qeveris shtëpinë. Etj.

Pra: Dhe+ma-te = Dhemetra” – fiks ashtu gjendur shkruar ne shkrimet linearit, A – kretane Da- ma- te

Kur qyteti erdhi nën sundimin otoman, u riemërua sërish “Mitrovica” – këtu ndalemi, theksoj se gjithë emrat vendbanimesh, toponime dhe emërtime të tjera të çfardo lloji ato, shumica e tyre vetëm përshtateshin në gjuhën e pushtuesit, ndaj shpesh herë gabohemi kur themi, kjo fjalë apo ky emërtim është turke, sllave, greke, latine, etj. Dhe kjo në shumicën e rasteve, pa e analizuar fjalën fare, kuptimin e saj apo prej nga buron kjo fjalë e huazuar – quajtur.

Vërejmë se emri “Mitro-vicë” ka vetëm prapashtesën e saj sllave e njohur “viç-ë“ dhe jo turke shtuar emrit të saj pastër shqip: “Mitro + vic” një shkurtim ky i emrit “Dhemetera–perëndesha e Dheut amë”.

Sipas regjistrimit të vitit 2011,

në Mitrovicë jetojnë 84,235 banorë,

71,909 prej të cilëve në komunën jugore dhe

12,326 në Mitrovicën e Veriut. [1] [2]

 

 etimologji.com
   Mili Butka 
aleksanderhasanas     December 1, 2017

Listë me fjalë të gjuhës shqipe – tek fjalori Cappadocian 

 

cappadocia

Listë me fjalë të gjuhës shqipe – tek fjalori Cappadocian

Cappodokianët flisnin shqip

Lista e mëposhtme përmban disa fjalë paragreke shkëputur nga fjalori Cappadocian Greek dictionary, ky fjalor njihet si fjalor i greqishtes me fjalë të huazuara nga , sanskritishtja, gjuha cariane  etj gjithashtu – pra fjalët e mëposhtme njihen të huaja në fjalorin e gjuhës greke.

Por ajo që vihet re, është se shumë fjalë prej tyre nga kjo listë i takojnë gjuhës sonë Shqipe, por askush nuk thotë se janë të tilla, ja disa prej tyre lexojini ato sa pastër, qartë e dallueshëm – flasin shqip.

 

Word IPA/Transliteration Meaning Gjuha Shqipe
ço ço what  Çë / Çfarë
çερεύω çere.wɔː to excrete   Xere / Nxjerë
βουλίζει Bu: lize: It burns  Valon (bulzon /djeg)
βουρδούνι Bu:rðu: ni Mule   Mushkë  (e forte /burd)
γκαλέ ɟkale cobwebs  Gale (ska gale-jo problem)
γκαλαγιέρ ɟkiu:base squill ɟkiu:base = qiaba /qepa
κάλανδα kalanða the beginning of a year fillimi i një viti “Kalonda”
κάχε kakʰe side, flank Krah, anë, në kahun tjetër
καμάρα Kamara great rock, hammer  shkëmb i madh (masiv)
κούπα kuː.pa pit Huuba / humnerë
λένω le.nɔː to make wet Len/g,  i lengët, lagëshrirë
λιτεύω lite.wɔː to bind  Lidh, lidhe, lidhur
λωρίτζι lɔːridzi necklace or garment  gjerdan ose veshje
μίτζικο midziko small, little  Mic / i vogël
νάκα naka no Na: ka, nu ka, nuk ka, Jo 
φοσσί pʰossi pit  (I zë) Pusi, grykë – hendek
φός pʰo.ς dust  Tos, i imët – pluhur

   (pʰo.s – poshtë – fushë)

Herodotit, [1] në kohën e Revoltës Jon (499 pes), Cappadocians u raportuan si banorë të një rajoni nga mali Demi në afërsi të Euxine (Deti i Zi). Kapadokia, në këtë kuptim, kufizohej në jug me zinxhirin e Maleve të Dema që e ndajnë atë nga Cilicia, në lindje nga Eufrati i sipërm, në veri nga Pontus, dhe në perëndim nga Likaoni dhe Galatia lindore.]

Mili Butka_Gjuha Shqipe Etimologji

Trupi “Ba” e shpirti “Ka”

shpirti dhe trupi

Ka (dyfishtë, Kopt kw) 

D28
kꜣ (D28)
në hieroglife

Ka ( kꜣ ) ishte koncepti egjiptian i esencës jetësore, që dallon dallimin midis një të gjalli dhe një personi të vdekur, me vdekjen që ndodhi kur *ka u largua nga trupi. Egjiptianët besonin se Khnum krijoi trupat e fëmijëve në një rrotë të poçarit dhe i futën ato në trupat e nënave të tyre. Në varësi të rajonit, egjiptianët besonin se Heqet ose Meskhenet ishte krijuesi i çdo ka , duke e frymëzuar atë në çastin e lindjes së tyre si pjesë e shpirtit të tyre që i bënte të gjallë . Kjo i ngjan konceptit të shpirtit në fetë e tjera.

Egjiptianët gjithashtu besonin se ka u mbështet nëpërmjet ushqimit dhe pijeve. Për këtë arsye, të ushqyerit dhe pijeve iu paraqitën të vdekurit, edhe pse ishte kau ( kꜣw ) brenda ofertave që ishin konsumuar, e jo në aspektin fizik. Ka u përfaqësua shpesh në ikonografinë egjiptiane si një imazh i dytë i mbretit, duke udhëhequr veprat më të hershme për t’u përpjekur për të përkthyer ka si dyfish .

Bâ (personalitet) 

Bâ merr formën e një zogu me një kokë njerëzore.

‘ Bâ’ ( bꜣ ) ishte gjithçka që e bën një individ unik, të ngjashëm me nocionin e ‘personalitetit’. (Në këtë kuptim, objektet e pajetë mund të kishin edhe një ‘Bâ’, një karakter unik dhe, me të vërtetë, piramidat e Mbretërisë së Vjetër shpesh quheshin  e pronarit të tyre {banesa} shenimi im]. Ba  është një aspekt i një personi që egjiptianët besonin se do të jetonin pas vdekjes së trupit dhe ndonjëherë është përshkruar si një shpend i drejtuar nga njeriu që fluturon jashtë varrit për t’u bashkuar me Ka në jetën e përtejme.

Tek Tekstet e Arkivës , një formë e Bës që lind në ekzistencë pas vdekjes është ngrënia trupore, pirja dhe bashkimi. Egjyptologu Louis Žabkar argumenton se BA nuk është thjesht një pjesë e personit, por është vetë personi , ndryshe nga shpirti në (grek), apo mendimi i krishterë ose musliman në fund të judaizmit. Ideja e ekzistencës thjesht jomateriale ishte kaq e huaj për mendimin egjiptian se kur u përhapën krishterimi në Egjipt ata hoqën fjalën greke psikike për të përshkruar konceptin e shpirtit në vend të termit BA . Žabkar arrin në përfundimin se kaq i veçantë ishte koncepti i Ba për mendimin e lashtë egjiptian se nuk duhet të përkthehet, por në vend të kësaj, koncepti do të shënohet me këmbë ose do të sqarohet si një nga mënyrat e ekzistencës për një person. [14]

Në një mënyrë tjetër të ekzistencës, Bama e të ndjerit përshkruhet në Librin e Shkuarjes nga Dita që  kthehet në mumje dhe merr pjesë në jetën jashtë varrit në formë joriporeale, duke i bërë jehonë teologjisë diellore të Re (ose Ra) duke u bashkuar me Osirisin çdo natë. [15]

Fjala bau (bꜣw), shumësi e fjalës ba , nënkuptonte diçka të ngjashme me ‘impresivitetin’, ‘fuqinë’ dhe ‘reputacionin’, veçanërisht të hyjnisë.