Muaji Qershor – Etimologji

qershor etimologji

Shkruan: Mili BUTKA

Flitet dhe shkruhet se Muaji Qershor, quhet kështu për shkak të qershive që piqen po në këtë muaj.

Kjo, jo fort e besueshme, gjithësesi si fillim po shkruaj disa rreshta mbi numrin “katër” (4) të gjuhës shqipe një numur ky “magjik” ku fsheh brenda vetes shumë kuptime, fjalë dhe emërtime nga më të hershmet, krejt të veçanta e të pastërta shqip.

Numri “katër” (4) në gjuhën shqipe që në momentin e parë kur e ndajmë atë në rrokje jep kuptim të qartë; ka/tër = e gjitha “e tëra” e plotë, ashtu si edhe në “greqisht” “tetar-to” = e tëra, (¼), edhe në rast se e shkruajme jo me ‘ë’ por me ‘e’ pra; “ka/ter” baraz kjo, ka -“terr”, të errët, pjesë, apo një “zonë” e “zanë”- e zënë, e mbyllyr nga të “kater/anët” (◼) ku nuk hyn dritë.
 
Toka herët në lashtësi gjendet e skicuar në formë katrore apo drejtëkëndëshe, shpesh herë e ndarë me një vijë në mes, e ngjashme kjo me numrin ⊟ [8], (Θ) pra “ana” e poshtme e saj nënkupton tokën e “thatë” e errët, terr -“terra” dhe sipër saj e njëjta gjë por qiell, pra ky symbol përfaqëson të tërën të gjithën, ndarë kjo në dy “sy/te”-site, sete, “tet”- apo në dy “anë”, pra “dy në një” = “dynjanë” (tet a tet, apo kokë më kokë, ashtu si tek letrat e bixhoxit egjiptiane)
 
Nga fjalori i gjuhës shqipe shkëpusim një fjalë e cila na ndihmon më tepër për të kuptuar vlerën dhe kuptimin e numrit “katër”:
KATËRÇIPËRISHT ndajf.
1. Nga të gjitha anët, nga të gjitha drejtimet; në mënyrë të gjithanshme. Studioj (analizoj) katërçipërisht.
2. Në mënyrë shumë të qartë e të plotë; në mënyrë përfundimtare; krejt, plotësisht. Vërteton (tregon, provohet) katërçipërisht.
– Pra numri katër tregon një njësi të plotë, ashtu fiks si një katror i vizuar i cili kur mbyllet edhe nga ana e katërt bëhet i plotë, i tërë dhe i terrët, ◼ nuk hyn dritë, ashtu siç themi; moti u “zu” u bë i errët, u “vrenjt”.
“Zifti” ky emër i cili buron po nga fjala shqipe “i Zi” në këtë rast mbiemër, ndryshe quhet edhe “katran”, e pra quhet kështu sepse është i zi, i erët ashtu si katrori i zënë nga të katra anët -“katran” ()
Njohur ndër shekuj muaji qershor një muaj “i zënë” me mot të vranët dhe reshje shiu të shpeshta –  krejt i *Tari i zan’= terasun = Qershor
E ashtu si shumë fjalë dhe emertime që në gjuhën shqipe, lexohen edhe në kah të kundërt pra në anagramë, pa e humbur kuptimin e saj më të parë edhe fjala zift, tregon të njëjtën gjë, duke patur parasysh se, “p = f”, kemi; zift = zip/t dhe; zip<>piz, pis, pra e zezë pis, ashtu si nata “pus” e erët, apo siç themi; e koriti në Bes, i zuri “pusi”.
Kështu gjithë sinonimnet, e fjalës “katran” kanë kuptimin i erët ose i zënë nga të katër anët, “katran”, “zift”, “pisë”, por edhe “serë” që do të thotë e “zënë” ashtu si numri
katër (4) në gjuhën greke, “tesera”- të zèna, tè zèra, e zënë e mbyllur, e njëjtë kjo dhe në gjuhët sllave “çetir” = çe tër, “qe tër” është e tëra, është e terrët.
Ashtuquajtur fjala turke “qeder” s’është gjë tjetër por një fjalë e pastër shqipe, që do të thotë; “iu mbyll dera” është në të “Zi” ka “qe-ter” e ska si të ndodhë ndryshe e gjithë gjuha turke, rrjedh dhe buron prej shqipes, ashtu si gjuha kleriko-greke, dhe mbarë gjithë gjuhet europiane.
Emërtimi fillestar i muajit Qershor-“Terasun” do të thotë, i katërti, dhe jo muaji Qershive, pasi vet emri “Qershi” ka për rrënjë fjalën shqipe e “kuqe – Cër
Cëramidhe = Qeramidhe do të thotë: Dhe-baltë e pjekur; Cera midhe, ose ndryshe  Qyramidhe, pra baltë e pjekur; e’xyrë, (mënxyrë; e nxirë) e ngjyrosur; e pjekur e skyqur- skuqur. [e kyçur e tëra/zën – terasun]
Akoma edhe më të qartë, krejt bindse, madje e pabesueshme, na vjen në ndihmë, emërtimi apo fjala shqipe: “Kadron” emër ky i gjendur dhe i shkruar në gjithë gjuhët e botës, i pa tjetërsuar fiks ashtu si në shqip; “kadron = katër onë”, lëndë druri i faqosur në katër anët, katror, (n = r).
Fjala “Anë” në gjuhën shqipe, ka kuptim shumë të gjerë, ajo sjell qindra sinonime si në asnjë gjuhë tjetër, kemi;anë e mb/anë,kalo në “anë” të rrugës, në “anën” tjetër, “anon” nga njëra “anë” apo në “anë” të anijes” sepse në gjuhën shqipe fjala “anë” ka kuptimin edhe e harkuar, “bark”- varka, por edhe bark = barku: AN I m. anat. Organ i “gruas” dhe i femrës së gjitarëve, ku zihet e zhvillohet pjella, shtrati, këmisha që mbështjell pjellën. Ani i fëmijës. I bie (i shket) ani. Ngre anin.
Në tabelën më poshtë shikoni fjalën shqipe “katër” dhe kadron në disa gjuhë e shoqëruar ajo me fjalët “anë” dhe “anije”
shqip: ………. Katër, kadron , anëve të anies,
greek: ………. kadron τέσσερις, τις πλευρές του πλοίου,
latin: ………… kadron quattuor partes navis,
engl: ………….kadron four, sides of the ship
island: ……….kadron fjórir, hliðar skipsins,
hebre: ………..kadron ארבע, צדדים של הספינה,
… provojeni në të gjitha gjuhët e botës emrin; kadron = katër/onë (me 4 anë)
e do shkoni se ajo gjendet shkruar e lexuar, ashtu si në gjuhën mëmë Shqipe birit të vetëm: Besnik- Shqipes-Zeus!

Mili Butka @ Gjuha shqipe
*Aleksander Hasanas*

 




 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s