Mitrovica dhe emri i saj – Etimologji.

Featured Image -- 1396

Mitrovica dhe emri i saj – Etimologji. 

Mitrovica është një ndër qytetet më të rëndësishme në Kosovë, por edhe në gjithë Gadishullin Ilirik e më gjerë. Ky qytet i lashtë iliro-shqiptar shtrihet në fushën e ulët të lumenjve: Ibër, Sitnicë dhe Lushtë dhe në gjithë shpatet e kodrave që e rrethojnë atë. Trojet e rrethinës së Mitrovicës kanë një pozitë të rëndësishme, për komunukacionin transitor, ajo ndodhet në lartësinë 508–510 m. mbi nivelin e detit.

Qyteti i Mitrovicës  është një nga vendbanimet më të vjetra të njohura në Kosovë, ajo është përmendur për herë të parë në dokumente të shkruara gjatë Mesjetës ku emri “Kosovska Mitrovica” vjen nga shekulli i 14-të, por ka edhe disa legjenda të tjera mbi origjinën e emrit të saj më të lashtë.

Duhet theksuar se para së gjithash, për vet pozicionin e saj gjeokrafik e strategjik vendosur ky qytet në mes dy lumenjve të rëndësishëm, Ibrit e Sitnicës, ka bërë që territori i Mitrovicës të popullohet qysh në parahistori. Albaniku -Mali i bardhë i argjendtë’ (Monte Argentarum), i pasur me argjend e plumb prej kohës antike deri në Mesjetë, pastaj Trepça si vendburim i madh i plumbit, klima e përshtatshme, kushtet e mira për t’u marrë me bujqësi, blegtori, tregti etj., kanë ndikuar në rritjen e popullsisë në këtë mjedis.

Kanë qenë blegtoria, bujqësia, gjuetia e më pas edhe xehetaria në fillim e zhvilluar në masë modeste për t’u bërë më vonë një ndër shkaqet kryesore të depërtimit romak dhe pushtuesve sllavë, osmanë etj, në këto anë. Kjo trevë, sikurse pjesët e tjera të Gadishullit Ilirik, në lashtësi ka qenë e banuar krejtësisht me banorë ilirë, përkatësisht fisin Dardan.

Në territorin e sotëm të trevës së Mitrovicës janë zbuluar disa gjurmë ndërtesash, si ai i nekropolit ilir, statuja të ndryshme prej balte e prej plumbi, një sarkofag, figura e (Muzës së vallëzimit) etj. Në shek. I të e.r. Iliria u gjend nën sundimin romak.

Pra jeta ekonomike në Dardani edhe në trevën e Mitrovicës ka qenë kryesisht e mbështetur në radhë të parë në bujqësi, dhe jo rastësisht ky qytet quhej “Demetrius” menduar kjo për nder të «shën» Demetriut të Selanikut.

Tashme e njohur e konfirmuar edhe nga historianë gjuhëtarë të huaj europiane etj., se “Dhemetra” ishte dhe është perëndesha e “Dheut Amë”[(Δῆ μήτερ = Γῆ μήτηρ), è la Madre terra]  – kjo e gjendur edhe tek shkrimet e lashta kretane të linearit A shkruar qartë pastër ashtu si ende në gjuhën shqipe: Da ma te = Ma-t, Mësa; a mësa – “Ama-ta e Dheut“,  ashtu siç themi numri i “amzës”, apo dhe vendburimi i një rrjedhë lumi, prroi, burimi, etj atje ku lind, burron nga Dheu ky ujë quhet “amë”, por jo vetëm kaq, kemi; gjuha “amtare’, dhe amësia:

AMËSI f. = Të qenët nënë; njohja si nënë e dikujt; e drejta e nënës. Njohja e amësisë. Përcaktimi i amësisë.
2. zyrt. Emri i nënës në dokumentet zyrtare të një njeriu. Shtylla e amësisë.
3. Gjendja e gruas si nënë; ndjenja e nënës. Ndjenja e amësisë. Detyrat e amësisë.

Në fjalorin e gjuhës shqipe ende kemi shembuj të tjerë si:
MATKË f.

  1. Ama e bletës, mbretëresha, parëza. Matkë e re (e vjetër).
    Matka e shtëpisëGratë mblidheshin në matkë.
    5. fig. bised. Grua me përvojë që ka përgjegjësinë kryesore në punët e shtëpisë, amvisë e mirë që qeveris shtëpinë. Etj.

Pra: Dhe+ma-te = Dhemetra” – fiks ashtu gjendur shkruar ne shkrimet linearit, A – kretane Da- ma- te

Kur qyteti erdhi nën sundimin otoman, u riemërua sërish “Mitrovica” – këtu ndalemi, theksoj se gjithë emrat vendbanimesh, toponime dhe emërtime të tjera të çfardo lloji ato, shumica e tyre vetëm përshtateshin në gjuhën e pushtuesit, ndaj shpesh herë gabohemi kur themi, kjo fjalë apo ky emërtim është turke, sllave, greke, latine, etj. Dhe kjo në shumicën e rasteve, pa e analizuar fjalën fare, kuptimin e saj apo prej nga buron kjo fjalë e huazuar – quajtur.

Vërejmë se emri “Mitro-vicë” ka vetëm prapashtesën e saj sllave e njohur “viç-ë“ dhe jo turke shtuar emrit të saj pastër shqip: “Mitro + vic” një shkurtim ky i emrit “Dhemetera–perëndesha e Dheut amë”.

Sipas regjistrimit të vitit 2011,

në Mitrovicë jetojnë 84,235 banorë,

71,909 prej të cilëve në komunën jugore dhe

12,326 në Mitrovicën e Veriut. [1] [2]

 

 etimologji.com
   Mili Butka 
aleksanderhasanas     December 1, 2017

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s